ShowBiz
29 September 2026
Arrestimi i Jozit, Gjykata e Apelit jep vendimin për këngëtarin

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për Jozefin Markun.

Gazetarja e Top Channell-it Anila Hoxha bën me dije se këngëtari është lënë në detyrim paraqitje.

Këngëtari u arrestua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Eduard Kuçin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa në pamjet e publikuara Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret nga automjeti i tij. Sipas hetimeve, për ndalimin e tij është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.



Të ndryshme
Më shumë
Kandidati për kryeministër Naser Zyberi, sot do të vizitojë qytetin e Tetovës26 June 2020
“Lejohet të rrahësh gruan”/Kod i ri penal në Afganistan legjitimon dhunën ndaj grave dhe fëmijëve, thonë kritikët18 February 2026
Armina Mevlani shkëlqen me të bardha22 August 2020