Nga Vendi
6 August 2020
Protestë edhe para Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës

Ka përfunduar edhe protesta në Shkup kundër paralajmërimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike nga ana e Komisionit RRegullator për Energjetikë (KRRE). Pasi organizatorët lexuan kërkesat, qindra protestues u shpërndanë, njofton SHENJA.

Ja kërkesat:

Urgjentisht të anulohet vendimi i fundit i KRRE-së për rritje të çmimit të energjisë elektrike

Të zhbëhet KRRE si organ që i shërben grupeve të interesit

Të krijohet një grup i pavarur arbitrat në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve enrgjetike

Qeveria e republikës së Maqedonisë së Veriut të kthejë nën admiinstrim të shtetit kompanitë private të distribuimit të energjisë elektrike

Zbritje të çmimit të energjisë elektrike për 46% dhe zbritjen e tvsh-së nga 18 në 5%

Qeveri e RMV-së urgjentisht të ndërpresë kontratën famëkeqe me EVN-në, distributorin privat të energjisë elektike në RMV e cila me vite të tëra e keqpërdor monopolin e dhënë nga Qeveria

Falja e të gjitha kamatave nga faturat e EVN-së që qytetarët nuk i kanë paguar deri tash pasi konsiderojmë se faturat e larta nga EVN-ja janë faktori kryesor që kanë gjeneruar për mospaguajtjen e tyre me kohë



Të ndryshme
Më shumë
Pllakë përkujtimore për Adolf Ciborowskin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit26 July 2026
Kasami: Besa do të mbështesë Qeverinë derisa sa është e përcaktuar drejt rrugës drejt BE-së 2 November 2021
Regjistrimi i pakicës bullgare, Osmani: Organizatat qytetare duhet të kërkojnë grafë 3 March 2021