Nga Vendi
29 September 2026
Ali Ahmeti takon Bedri Hamzën në Prishtinë, diskutojnë zhvillimet politike dhe procesin në Dhomat e Specializuara

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar sot në Prishtinë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, ku në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, si dhe procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

 

“Biseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, si dhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara”, ka bërë të ditur Ahmeti pas takimit.

Sipas tij, gjatë takimit janë shkëmbyer mendime edhe për sfidat me të cilat përballen Kosova dhe shqiptarët në rajon, si dhe për zhvillimet e ardhshme politike.

Ahmeti ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, duke vënë në pah nevojën për komunikim të ndërsjellë në çështjet me interes për Kosovën dhe shqiptarët në rajon.

Takimi zhvillohet në një periudhë kur çështja e Dhomave të Specializuara dhe zhvillimet politike në Kosovë kanë qenë në qendër të debatit publik.



Të ndryshme
Më shumë
Bujar Osmani uron fitoren e Izet Mexhitit: I uroj sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme.19 October 2025
Përplasje për Ligjin e Arsimit të Lartë, Universiteti i Tetovës kërkon tërheqje, ministrja refuzon25 February 2026
Si formohen retë?16 June 2021