ShowBiz
1 October 2026
Filloreta Raçi mohon përfshirjen në videot që po qarkullojnë: Nuk kam asnjë lidhje me kompozitorin

Këngëtarja Filloreta Raçi ka reaguar përmes një videoje live në rrjetet sociale, pasi emri i saj është përmendur në diskutimet që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me disa video intime të personazheve publike.

Raçi ka mohuar çdo përfshirje në këto materiale, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me kompozitorin për të cilin po flitet.

Ajo ka sqaruar se nuk ka bashkëpunuar kurrë me të dhe se nuk e njeh personalisht.

“Nuk po më pëlqen pse po qarkullon emri im, por për të gjithë ju që jeni shqetësuar, unë nuk jam në ato video”, ka deklaruar këngëtarja gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Ajo ka shtuar se situata ka shkaktuar shqetësim edhe te familjarët e saj, duke e cilësuar përhapjen e këtyre pretendimeve si shpifje dhe cenim të imazhit të saj.

“Nuk kam asnjë lloj lidhje me kompozitorin në fjalë, nuk kam bërë asnjë këngë me të, nuk e di ku e ka studion”, u shpreh Raçi.

Në reagimin e saj, këngëtarja ka kërkuar që emri i saj të mos përfshihet në pretendime që, sipas saj, nuk kanë bazë dhe që po shkaktojnë shqetësim për të dhe familjen e saj. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Votimet në Kosovë, dalje më e ulët se zgjedhjet e kaluara14 February 2021
BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional23 September 2025
Digjet makina që po transportonte material zgjedhor nga KKZ-Gostivar16 July 2020