Nga Vendi
7 August 2020
Greqia redukton orarin e punës në kalimin kufitar “Evzoni”

Pika kufitare “Evzoni” mes Maqedonisë dhe Greqisë, nga nesër deri më datën 15.08.2020 nuk do të lejojë pasagjerët, kamionët dhe automjetet private të hyjnë në Greqi prej orës 22:00 deri në orën 06:00. Ndërsa dalja nga Greqia do të funksionojë normalisht.

Deklarata e Ministrisë së Brendshme:

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se për shërbimin kufitar në vendkalimin kufitar “Bogorica” nga shërbimi kufitar grek “Evzoni”, njoftojmë se për hyrjen në Republikën e Greqisë duke filluar nga sot 07.08 (e Premte) në periudhën nga 22.00 deri në 06.00 (ora lokale Maqedoni) asnjë pasagjer, automjet me motor pasagjerësh dhe mjete motorike mallrash nuk mund të lëvizin drejt Greqisë, ndërsa për dalje nga Republika e Greqisë, trafiku do të vazhdojë normalisht. Masa do të jetë e vlefshme në afatin e mësipërm deri më 15.08.2020 (e shtunë).



Të ndryshme
Më shumë
BE miraton masa të reja për migracionin, “return hubs” dhe rregulla më të ashpra për deportimet28 March 2026
Ja kush udhëheq në Qytetin e Shkupit31 October 2021
Siljanovska-Davkova: BE-ja nuk kishte strategji të qartë për Ballkanin17 November 2025