Nga Vendi
7 August 2020
Zejdi: Koalicioni ASH-AAA në rrugë të mbarë drejt marrëveshjes me LSDMnë

LSDM pohon se tashmë i ka numrat për formim të shumicës parlamentare. I pyetur se a është ose jo koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa pjesë e kësaj shumice, sekretari gjeneral i Alternativës dhe deputeti i sapo zgjedhur, Skender Rexhepi Zejdi, i tha TV21 se bisedimet zyrtare për pjesëmarrje ose jo në qeveri ende nuk kanë filluar dhe se pritet që të nisin javën e ardhshme.

“Gjithsesi parimi i parë i koalicionit tonë ishte të presim realizimin e premtimit apo thënë ndryshe mashtrimit parazgjedhor të BDI-së lidhur me kryeministrin shqiptar.

Por, pas deklaratës së kryetarit të LSDM-së, me ç’rast ai këtë temë e largoi nga tavolina e bisedimeve, ne konsiderojmë që BDI-ja përfundimisht e ka humbur legjitimitetin e bisedimeve për qeveri.

Kështu që, pas dhënies së mandatit nga Presidenti i shtetit për kryetarin e LSDM-së, koalicioni ASH-AAA edhe zyrtarisht do të zhvilloj bisedime për qeverisje dhe duke pasur parasysh gatishmërinë e mandatarit në përmbushjen e platformës programore edhe të koalicionit tonë, konsiderojmë që jemi në rrugë të mbarë drejt marrëveshjes” tha Rexhepi për TV21.



Të ndryshme
Më shumë
Humanisti kosovar, Halil Kastrati priti në zyren e tij, Sevdai Radogoshin22 July 2021
Dje janë vaksinuar 18.149 qytetarë në Maqedoni27 July 2021
Pamje të rralla/Tetova në një reportazh të vitit 1983 (VIDEO+FOTO)26 January 2021