ShowBiz
3 October 2026
Momenti kur reperi Leumasi sulmohet nga një grup personash, fillimisht i kërkuan fotografi

Këngëtari nga Kosova, Gjenk Karabeg, i njohur me emrin artistik “Leumasi”, ishte plagosur me armë zjarri më 25 shtator pranë zonës së “Zogut të Zi” në Tiranë.

Ndërkohë, në një video që e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, shihet një tjetër moment i përplasjes, ku një person i afrohet Leumasit dhe i kërkon të bëjnë një fotografi së bashku.

Pasi Leumasi pranon dhe bëjnë fotografinë, personi e godet papritur me grusht.

Në pak sekonda, në sulm përfshihen edhe disa persona të tjerë, rreth shtatë ose tetë, të cilët e godasin. Në pamje shihet se disa prej tyre përdorin edhe shkopinj druri.

Nuk dihet nëse pamjet janë realizuar para apo gjatë përleshjes për të cilën Policia e Tiranës ka dhënë detaje.

Sipas Policisë, ngjarja e 25 shtatorit nisi pas një konflikti në një lokal në rrugën “Hysni Gërbolli”, ku 54-vjeçari Sajmir Pasmaciu dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur Karabegun në këmbë. Ai është shpallur në kërkim.

Për përfshirjen në konflikt është arrestuar 20-vjeçari Samuel Tahiraj, ndërsa dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në pranga ka përfunduar edhe vetë Karabegu, pasi gjatë verifikimeve rezultoi se ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës. Ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burgim për posedim të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëria drejt restaurimit të 523 kullave, projekti që synon të ringjallë turizmin malor 7 April 2026
Studimi i fundit: Nuk ka asnjë provë që paracetamoli gjatë shtatzënisë shkakton autizëm te fëmijët11 November 2025
236 shkelje trafiku në Shkup, 83 për tejkalim të shpejtësisë22 July 2021