Më 04.10.2026 rreth orës 22:00 në Shkup, në zonën Qendër, oficerë policie nga SPB Shkup ndaluan gjashtë të mitur nga Shkupi.
Ata dyshohen se me kërcënim i kanë marrë para një të mituri, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur edhe një objekt të mprehtë, si dhe se kanë tentuar t'i marrë para një të mituri tjetër.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia e Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar pranë SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për veprat penale "grabitje" dhe "tentativë grabitjeje" nga neni 237 dhe neni 237 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.