ShowBiz
5 October 2026
U shfaq në videot e Adi Hilës, reagon Blerina Matraku: Babai iku nga shtëpia, s’kam fytyrë të dalë…

Artistja Blerina Matraku, e cila është shfaqur në njërën prej videove intime të publikuara në internet me kompozitorin Adi Hila, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me situatën.

Në reagimin e saj, Matraku ka treguar për gjendjen e rënduar emocionale dhe pasojat që, sipas saj, kjo situatë ka shkaktuar në familjen e saj. Ajo ka thënë se babai i saj është detyruar të largohet nga shtëpia, ndërsa ka folur edhe për gjendjen e nënës së saj.

Matraku ka rrëfyer gjithashtu se Adi Hila i kishte thënë se ishte i divorcuar nga bashkëshortja e tij.

Artistja i është drejtuar edhe kompozitorit, duke e paralajmëruar se, sipas saj, ai do të mbajë përgjegjësi për pasojat që ajo pretendon se i janë shkaktuar, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk kam sy e faqe të dal para asnjë individ, e para asnjë familjari”, është shprehur Matraku në reagimin e saj.



Të ndryshme
Më shumë
Italia e bën të detyrueshme pasaportën e vaksinës17 September 2021
Kurti pret deputetë britanikë, merr mbështetje për Kosovën në integrimet euroatlantike 4 July 2025
Berisha akuza Policisë për dhunë në protestë, paralajmëron vijimin e aksionit opozitar18 April 2026