ShowBiz
5 October 2026
Cilët të famshëm morën pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës

Dasma e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës ka mbledhur në një prej restoranteve të njohura në Prishtinë familjarë, miq dhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar.

Në mesin e të ftuarve janë parë edhe ish-opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, producentja Olsa Muhameti dhe disa ish-konkurrentë si: Klodian Mihaj, Londrim Mekaj dhe Benita Zena.

Përveç atmosferës festive, prania e tyre ka sjellë edhe një tjetër moment interesant, pasi të gjithë kanë qenë pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Olsa Muhameti, Leonora Jakupi e disa ish-banorë të Big Brother pjesë e dasmës së Kushtrimit me Aurorën

Ish-banorët janë shfaqur së bashku në festën e çiftit, duke dëshmuar se miqësitë e krijuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme kanë vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit.

 

Ndërkohë, dasma e Kushtrimit dhe Aurorës po vazhdon me muzikë, atmosferë festive dhe praninë e njerëzve të tyre më të afërt, në një mbrëmje të veçantë për çiftin.

Olsa Muhameti, Leonora Jakupi e disa ish-banorë të Big Brother pjesë e dasmës së Kushtrimit me Aurorën

Kushtrimi dhe Aurora i dhanë sot fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre dhe duke nisur një kapitull të ri së bashku.

Dasma nisi me traditën e marrjes së nuses e më pas edhe kurorëzimi në Prishtinë. /Telegrafi

Olsa Muhameti, Leonora Jakupi e disa ish-banorë të Big Brother pjesë e dasmës së Kushtrimit me AurorënOlsa Muhameti, Leonora Jakupi e disa ish-banorë të Big Brother pjesë e dasmës së Kushtrimit me Aurorën

Olsa Muhameti, Leonora Jakupi e disa ish-banorë të Big Brother pjesë e dasmës së Kushtrimit me Aurorën



Të ndryshme
Më shumë
“Kosova Republikë”. Kurti kujton grevën historike të minatorëve të Trepçës20 February 2026
Sela: Bëhet presion mbi familjarët e viktimave nga zjarri në Tetovë, që të mos zbardhet e vërteta13 September 2021
Wenger: Xhaka ishte fantastik, ai e bashkoi skuadrën e Zvicrës 2 July 2021