Nga Bota
5 October 2026
Ndërtimi i ri më i shtrenjtë se i vjetri, zviceranët të pakënaqur për çmimet e qirave në Zvicër

Zvicra është një nga vendet në Evropë, që 64% të popullsisë e ka që jeton me qira.

Mirëpo, sipas matjeve të fundit atje, qiratë në banesat ku ndërtimi është i ri, çmimet po kanë rritje, kurse, në ndërtesat e vjetra, nuk është që ka rritje të ndjeshme!

Nëse e krahasojmë me kantone, rritja më së shumti po vërehet në Glarus, ku banesat e reja janë rreth 50% më të shtrenjta krahasuar me apartamentet ekzistuese. Kurse, më lirë kjo përqindje është në Basel, me vetëm 11%.

Njëjtë po ndodh edhe me banesat e reja në Mauren TG, të cilat janë mesatarisht plot 165% më të shtrenjta se apartamentet ekzistuese.

E nëse bëhet një krahasim prej vitit 2000 e deri në vitin 2025, indeksi i çmimeve të qirasë është rritur me 41%, në krahasim me indeksin e pagave nominale, me vetëm 32.6%, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

Rritja e qerasë po i shqetëson zviceranët, pasi, 79% e tyre deklaruan se në agjendë nuk e kanë fare që të blejnë shtëpi, megjithatë, pronarët nuk duhet t’i “sulmojnë” ata me këto rritje.

Ndërsa, kur jemi te çmimi i qerasë, në vitin 2023 u bë një matje, ku me çmim bruto, theksohet se çmimet varionin 4000-6000 franga.

Me gjithë pakënaqësitë dhe shqetësimet, duke parë xhepin e tyre, zvieranët po synojnë të gjejnë banesa me ndërtim të vjetër.



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM në takim me ASH-AAA, BDI dhe E Majta 6 July 2021
Kosovë, dilema për presidentin e ri, Osmani kërkon mandat të dytë ndërsa shtohen pikëpyetjet politike28 February 2026
Nagavci: LVV heq dorë nga posti i presidentit, kërkon emra konsensual nga opozita27 April 2026