ShowBiz
6 October 2026
“Momenti më i çmuar i jetës”, Aurora dhe Kushtrimi flasin pas dasmës

Pas dasmës, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta kanë ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta të tyre.

Përmes një postimi në Instagram, Kushtrimi ka publikuar sekuenca të ndryshme të tyre, duke rikthyer disa prej momenteve më të bukura të dashurisë.

Në emër të tij dhe Aurorës, ai ka falënderuar të gjithë të pranishmit që u bënë pjesë e ditës së tyre të veçantë, si dhe për urimet e shumta që morën.

“Faleminderit secilit që ishit pjesë e kësaj nate magjike dhe urimeve pafund”, ka shkruar Kushtrimi.

Ai ka shtuar se kjo mbrëmje dhe njerëzit që ishin pjesë e saj do të mbeten gjithmonë në zemrat e tyre.

“Zemrat tona do ta ruajnë gjithmonë këtë mbrëmje dhe njerëzit që e bënë edhe më të bukur, momentin më të çmuar të jetës sonë”, ka përfunduar ai.

Çifti, i cili u martua mbrëmjen e së dielës në praninë e familjarëve, miqve dhe ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova, tashmë ka ndarë edhe publikisht emocionet e para pas kurorëzimit të dashurisë.



Të ndryshme
Më shumë
Shefqet Krasniqi lirohet nga spitali, e mund coronavirusin22 June 2021
56,000 kanë kaluar kufirin, shqiptarët e Kosovës vijnë për ndeshjen sot 7 June 2025
Regjistrohen 10 raste të reja me coronavirus në Maqedoni26 July 2021