Nga Vendi
26 July 2021
Regjistrohen 10 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.473 testime janë regjistruar 10 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja shtatë janë në Shkup dhe nga një rast në Tetovë, Strugë dhe Prilep.

Po ashtu janë shëruar 16 persona dhe dy pacientë të vdekur, prej të cilëve njëri është nga Gostivari dhe një nga Tetova.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 156.086 pacientë, prej të cilëve 150.295 janë shëruar dhe 5.491 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 300./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
158 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt në Qendër 6 July 2020
Deri në ora 18:30, jehona e votuesve në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë 28,07%11 January 2026
Kosovë, dilema për presidentin e ri, Osmani kërkon mandat të dytë ndërsa shtohen pikëpyetjet politike28 February 2026