ShowBiz
6 October 2026
U komentua për fustanin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, flet Benita Zena

Një mbrëmje e veçantë ka qenë ajo e djeshmja për Kushtrim Kelanin dhe Aurora Rrustën, dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, të cilët i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Çifti mblodhi në një prej ditëve më të rëndësishme të tyre familjarë, miq dhe emra të njohur të ekranit, mes të cilëve edhe disa prej ish-banorëve të BBVK-së.

Një prej personazheve që tërhoqi vëmendje ishte Benita Zena, e cila mbërriti në dasmë me një Rolls-Royce, duke u komentuar që në momentet e para të mbrëmjes.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe veshja e saj.

E pyetur nga "Prive by Liberta Spahiu" nëse kishte zgjedhur ngjyrën e duhur për një dasmë, Benita sqaroi se fustani i saj ishte në nuancën “baby blue” (kaltër), duke thënë se nuk mendon se ka shkelur ndonjë rregull me paraqitjen.

Por intervista mori një tjetër drejtim kur Benita u pyet për Klodin, me të cilin kishte pasur raport gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.

Ish-banorja zgjodhi të mos komentojë për të dhe me humor deklaroi se ka harruar shumicën e ish-banorëve të formatit. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Kemi shumë të presim nga Ylli Limani29 July 2020
33 zyrtarë të LDK-së iu bashkuan Vjosës, vjen reagimi i LDK-së: Udha e mbarë27 December 2020
Atentat në Shkodër, breshëri plumbash drejt një makine27 June 2020