Nga Rajoni
8 October 2026
Moti vetëm një votë për presidente! Eliza Hoxha tregon se cili deputet i PDK-së i dha votën...

Kundërkandidatja e Justina Shiroka-Pulës për Presidente të Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka marrë vetëm një votë në procesin e zgjedhjes së Presidentes.

Hoxha ka treguar se vota e vetme që mori në këtë proces ishte nga një koleg i saj nga radhët e PDK-së.

Duke folur në emisionin “Frontal” në T7, Hoxha tha se bëhej fjalë për deputetin Artan Behrami, duke sqaruar se ajo vetë kishte krijuar mundësinë që votimi të formalizohej.

“Është Artan Behrami, unë aty vetëm e krijova mundësinë e formalitetit”, tha Hoxha.

Hoxha ishte kandidatja e PDK-së për Presidente, përballë kandidates së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Justina Shiroka-Pula.

Në votimin për Presidenten, Shiroka-Pula u zgjodh në krye të shtetit, ndërsa Hoxha mori vetëm një votë.



Të ndryshme
Më shumë
Biden mesazh terroristëve: Ne do t’ju ndjekim dhe ju do ta paguani27 August 2021
“Nusja e ISIS’it” ndryshon pamje dhe lutet që t’i lejohet kthimi në këtë shtet16 September 2021
Teuta Arifi: “Nuk kam dilema për fitoren tonë”29 September 2021