ShowBiz
8 October 2026
Anita për Ramushin: Kur ka ditë të më zgjedhë mua, patjetër që veshjen e 'çan'

Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta u martuan të dielën në një ceremoni madhështore në Prishtinë.

Në mesin e të ftuarve kanë qenë edhe Ramush Haradinaj së bashku me gruan e tij, Anita Muçaj - Haradinajn.

Në një intervistë për 'Artistët Shqiptarë', ata janë pyetur për veshjet në dasmë, se kush ishte përkujdesur për ta.

Anita me humor tha se Ramushi ka shije në veshje, ashtu edhe siç e ka zgjedhur atë.

"Ramushi vishet vetë por kur ka ditur të më zgjedh mua, patjetër që veshjen e çan", u shpreh ajo.

Tutje Haradinaj theksoi: "Veshjen e kam të zakonshme, kjo është uniforma ime. Anita e ka shijen e mirë".

Po ashtu çiftit të ri i uruan jetë të lumtur së bashku, meqë i kanë ndjekur që nga Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ardita Sinani: Dënimet e propozuara në Hagë cenojnë drejtësinë dhe rrezikojnë rishkrimin e historisë së luftës së Kosovës10 February 2026
Masakroi me thikë gruan dhe djalin 5 vjeç, vetëvritet në burg 39-vjeçari italian27 September 2021
Pse “kryeministër shqiptar” e jo me përkatësi tjetër etnike, ja çka thotë Xhaferi30 June 2020