Nga Rajoni
9 October 2026
Avokati i Popullit: Zbatimi i Ligjit për Specialen do të ketë sfida

Votimi në Kuvend i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka ngjallur reagime të shumta. Aleatët ndërkombëtarë kanë adresuar kritikat e tyre, duke thënë se një ligj i tillë nuk e ndihmon Kosovën në rrugën e saj evropiane.

Ata kanë theksuar se puna dhe mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohen. Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha për Radio Dukagjinin se zbatimi i këtij ligji do të përballet me sfida.

"Jo pse unë besoj që jam autoriteti që mund ta di saktë se ku qëndron ky ligj në raport me Gjykatën e Hagës, por nga të gjitha analizat që kam vlerësuar nga të tjerët, por edhe analizën që vetë e kam bërë, rezulton se do të ketë probleme në zbatimin e këtij ligji. Është vullnet i deputetëve, vullnet i atyre që na përfaqësojnë të vendosin se çfarë ligji do të nxjerrin. Se si do të shkojë rrugës, mbetet të shihet. Jemi para një situate me shumë dilema, me shumë pikëpyetje", deklaroi ai.

Qelaj bëri të ditur se më 14 tetor do të organizojë një punëtori, ku do të trajtohen gjetjet e Avokatit të Popullit lidhur me Dhomat e Specializuara.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Aparatet për votim biometrik dërgohen në vendvotime15 October 2021
Izet Mexhiti: Çështja e liderit të VLEN ende nuk është finalizuar 7 March 2026
VLEN: Vendimi i Gykatës Kushtetuese për Medresenë dështim i Ali Ahmetit dhe BFI-së 1 May 2025