Nga Vendi
10 October 2026
Bujar Osmani në Radiovcë dhe Tenovë: Bërvenica është më shumë se një garë lokale

Bujar Osmani, së bashku me kryetarin e ardhshëm të Bërvenicës siç e quajti ai, Arkin Jahiji, dhe kryetarin e Gostivarit, Valbon Limani, ka vizituar sot fshatrat Radiovcë dhe Tenovë, ku është takuar me banorët dhe ka diskutuar për nevojat e tyre dhe të ardhmen e komunës.


Gjatë takimeve, bisedat u përqendruan te shqetësimet e qytetarëve dhe rëndësia politike që ka Bërvenica në këtë moment. Osmani vlerësoi se kjo komunë përfaqëson më shumë se një garë lokale, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm për shprehjen e vullnetit qytetar.


“Bërvenica sot është shumë më tepër se një garë lokale. Është një pikë kthese, ku qytetarët kanë mundësinë të tregojnë se vullneti i tyre nuk mund të zëvendësohet nga projektet e inxhinierisë politike”, theksoi Osmani.


Ai falënderoi banorët e Radiovcës dhe Tenovës për mikpritjen dhe bisedat e sinqerta, duke nënvizuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë
Ulen çmimet e derivateve të naftës26 May 2025
Deklarohet Kasami pas takimit me Zaevin: Rikonfirmuan edhe njëherë vazhdimin e koalicionit BESA – LSDM në nivel qendror30 July 2021
Bexheti për politizimin në shkollat e Tetovës: Problemi është më i thellë, edukimi nuk është si duhet 8 October 2021