ShowBiz
12 October 2026
Frederik Ndoci zbulon prapaskenat e hitit “Sytë e tu”: Kënga i dedikohej Xhoana Nanos

Këngëtari i njohur Frederik Ndoci ka zbuluar për herë të parë një histori të panjohur pas kuintave të një prej krijimeve të tij më të njohura, këngës hit “Sytë e tu”.

Në një rrëfim të zhvilluar gjatë pjesëmarrjes në Grida Duma Podcast, artisti bëri me dije se kënga i ishte dedikuar Xhoana Nanos. Ndoci tregoi se si ajo u përzgjodh si protagoniste përgjatë periudhës së gjimnazit dhe sqaroi rrethanat që çuan më pas në fshirjen e videos zyrtare që shoqëronte këngën.

Përgjatë bashkëbisedimit, këngëtari riktheu në vëmendje historinë e krijimit të këngës duke interpretuar edhe një pjesë të saj live, duke ndarë me publikun detaje që kishin mbetur të fshehura përgjatë karrierës së tij artistike.



Të ndryshme
Më shumë
“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”, deklaratë skandaloze e ministres serbe13 July 2026
Demolohen billbordët e kandidatit të ASH-AAA në Tetovë 30 September 2021
Estonia do të ndihmojë në digjitalizimin e Maqedonisë së Veriut24 September 2021