Nga Rajoni
13 July 2026
“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”, deklaratë skandaloze e ministres serbe

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka bërë një deklaratë skandaloze gjatë një interviste për median serbe Kurir, duke shkaktuar reagime të shumta. Ajo deklaroi: “Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”. Kjo deklaratë është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të forta, pasi i referohet periudhës së luftës në Kosovë gjatë viteve 1998–1999, kur forcat serbe kryen krime ndaj popullsisë civile shqiptare dhe mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre./KP



Të ndryshme
Më shumë
Aksident tragjik në rrugën Gostivar-Kërçovë, vdes mërgimtari nga Zvicra14 February 2021
Projekt-urdhër për emergjencë kombëtare mbi zgjedhjet, aktivistë pro Trump pretendojnë ndërhyrje të Kinës26 February 2026
Xhaçka: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, çelësi i ndërtimit të së ardhmes në Ballkanin Perëndimor27 October 2021