Nga Rajoni
15 October 2021
Vuçiq takohet me Putinin muajin e ardhshëm, Kosova do të jetë temë diskutimi

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq pritet të takohet me 25 nëntor me Vladimir Putinin në Moskë, thotë mediumi “Sputnik” dhe transmeton “Telegraf.rs”.

Sipas këtij medium, dy presidentët do të takohen dhe për temë kryesore do të kenë Kosovën, çmimin e gazit dhe krizën aktuale të gazit në Evropë, transmeton Reporteri.net.

Takimi i fundit mes Putinit dhe Vuçiqit ishte vitin e kaluar, kur president serb mori pjesë në 75 vjetorin e fitores kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës kundër kontrabandës së mallarave, Aleksander Vuçiq mblodhi në Rashkë politikanët serb të Kosovës./Reporteri.net/



Të ndryshme
Më shumë
Zaev për Kurtin: Nëse përplasemi me Kosovën, duhet edhe me Hungarinë për shkak të azilit24 September 2021
Argjentinë–Angli, gjysmëfinalja që rikthen historinë dhe rivalitetin legjendar12 July 2026
Ish-shefi i Google, Matt Brittin, emërohet drejtori i ri i BBC-së26 March 2026