Nga Rajoni
15 October 2026
Seanca e 6 tetorit dhe Ligji për Specialen, Haradinaj: Pa gjakderdhje askush s’do kishte dalë prej Kuvendit atë natë

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka folur për seancën e 6 tetorit, kur edhe përfundonte afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit, në mënyrë që vendi të mos shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Rreth 20 ditë para kësaj date, çdo natë, sheshet e Prishtinës ishin të mbushura me protestues që kërkonin drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të dënuar në shkallën e parë në Hagë.

E ditët e fundit para datës 6 tetor, protestat edhe u përshkallëzuan në dhunë mes protestuesve e forcave policore, pasi këta të parët kërkonin me ngulm ndryshimet në Ligjin për Specialen, raporton Klan Kosova.

Madje edhe në natën kritike të 6 tetorit, shumë forca policore rrethuan Kuvendin, madje numër i madh i tyre u fut edhe brenda tij. Por, me votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen, protesta u ndal.

Haradinaj, në Rubikon të Klan Kosova, tha “Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat...”, tha Haradinaj.



Të ndryshme
Më shumë
Kaltrina Zekolli Shaqiri, provimi i jurisprudencës do të jepet në shqip24 April 2026
NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi": Uji në Shkup është i sigurt për pije22 September 2025
Komuna e Çairit shpall ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi 1 December 2025