Baby G ka tërhequr vëmendjen e publikut me lajmin se është në pritje të ëmbël për herë të parë.
Këngëtarja ndau me ndjekësit fotografi pranë detit, ku barku i rrumbullakosur dhe dedikimi për djalin që po pret konfirmuan lajmin e bukur.
Megjithatë, krahas urimeve të shumta, fansat u bënë kureshtarë edhe për identitetin e partnerit të saj, të cilin artistja ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes publike.
Ajo publikoi më pas një video me momente romantike, ku shfaqet pranë partnerit, i cili i vendos dorën mbi bark.
Por, duke mos ia zbuluar fytyrën, Baby G la sërish hapësirë për spekulime.
Personi apo partneri i saj është Desard Taku, fotograf dhe videograf, i njohur për bashkëpunimet e tij me reperin Noizy.
Ata siç raportohet janë së bashku që një kohë, ndonëse nuk janë shfaqur në publik.
Derisa këngëtarja kishte zgjedhur të mos fliste publikisht për jetën sentimentale, lajmi i shtatzënisë ka rikthyer vëmendjen edhe te historia e saj e dashurisë.