Nga Vendi
19 October 2026
Shasivari para takimit me studentët: Dëshirojmë të arrijmë zgjidhje bashkëkohore për çështjen e Jurisprudencës

Në Ministrinë e Drejtësisë sot do të mbahet takimi në mes ministrit Jeton Shasivari dhe përfaqësuesve të studentëve dhe fakulteteve të juridikut, në të cilin ministri do t'ua prezantojë studentëve zgjidhjen për çështjen e Jruisprucencës.

Para takimit, ministri Shasivari tha se do të dëgjohet mendimi i studentëve, ndërsa shtoi se ai kalkulimet i bënë me orë, gjegjësisht i numëron ditët kur çështja e provimit të Jurisprudencës të zgjidhet.

"Qëllimi ynë është i qartë dhe i sinqertë. Dëshirojmë të arrijmë zgjidhje bashkëkohore, juridikisht të qëndrueshme, e cila do të merr parasysh nevojat e studentëve që ndjekin studentët në gjuhë të ndryshme. Çështja e Jurisprudencës e trajtojmë si çështje juridike dhe institucionale. Nuk dëshirojmë që zgjidhjet ligjore të miratohen pas zgjidhjeve të mbyllura".

"Dëshirojmë proces në të cilin vërejtjet e studentëve do të kenë peshë. Sot do ta prezantojmë modelin dhe bazën e tij. Besojmë në argumentet për modeli ne propozuar. Për zgjidhjen konkrete sot do të diskutojmë me studentët dhe përfaqësuesit e fakultetit të juridikut, ndërsa më pas do ta njoftojmë opinionin", tha Shasivari.



Të ndryshme
Më shumë
Për rastin "Pulse" janë mbajtur 49 seanca, janë dëgjuar 45 dëshmitarë dhe pesë ekspertë30 September 2026
Rikthimi i dasmave, Policia: Krismat nëpër dasma llogariten vepër penale e dënueshme deri në pesë vite burg21 June 2021
Masat e reja për COVID-19, Rama: Më 1 qershor planifikojmë hapjen e çerdheve15 May 2020