Nga Vendi
19 October 2026
Ademi: Qeveria u propozon studentëve të merren vesh për ta shkelur ligjin

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka kritikuar propozimin që provimi i jurisprudencës të zhvillohet vetëm pjesërisht në gjuhën shqipe, duke kërkuar që institucionet të zbatojnë në mënyrë konsekuente dispozitat ligjore për përdorimin e gjuhëve.

Ademi thotë se në vend që Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria të insistojnë në zbatimin e ligjit, studentëve shqiptarë po u ofrohet një kompromis që, sipas tij, nënkupton shkeljen e vetë dispozitave ligjore.

“Në vend që ministri dhe Qeveria të kërkojnë zbatimin konsekuent të ligjit, ata zgjedhin t’u thonë studentëve: ‘Hajde të merremi vesh ta shkelim ligjin, ta bëjmë provimin pak shqip e pak maqedonisht’”, deklaron Ademi.

Më herët Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, pas takimit me ministrinë e Drejtësisë, ka deklaruar se atyre u është ofruar një zgjidhje që 12 provime të jepen në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën maqedonase./Telegrafi/

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Katër vjet nga aksidenti fatal i “Besa trans” në Bullgari, me 45 të vdekur23 November 2025
Rezultatet nga Zgjedhjet Nacionale 202528 December 2025
Mbrojtja e katërshes së UÇK-së nis procedurat për apelim të vendimit22 September 2026