Nga Bota
22 October 2026
Kroaci, Lamborghini rrëshqet nga rruga dhe përfundon mbi barrierën mbrojtëse

Një drejtues i një Lamborghini me targa britanike, teksa lëvizte me shpejtësi të madhe në autostradën kroate A1, doli nga rruga në drejtim të Dubrovnikut dhe përfundoi mbi barrierën mbrojtëse.

Është vërejtur gjithashtu edhe një Ferrari, çka çon në dyshimin se dy automjetet mund të kenë qenë duke garuar.

Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar, raportojnë autoritetet kroate.

Klubi Kroat i Automobilave (HAK) paralajmëron se rrugët janë në disa vende të rrëshqitshme dhe shoferët këshillohen që t’i përshtatin shpejtësinë dhe mënyrën e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës.



Të ndryshme
Më shumë
Me këtë pamje, Keisi Medini mund të ngatërrohet me një “Barbie”15 September 2026
Aksident tragjik në rrugën Gostivar-Kërçovë, vdes mërgimtari nga Zvicra14 February 2021
Motoçiklisti përplaset me shtyllën, humb jetën në vendngjarje22 September 2020