Nga Rajoni
27 July 2021
E goditi disa herë me rrip të pantallonave dhe e detyroi të kryej marrëdhënie seksuale në një motel, Gjykata merr vendim për gjilanasin

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve B. B.

Siç njofton Gjykata, ekziston dyshimi i bazuar se nga data 24.07.2021, rreth orës 22:00, në hyrje të fshatit Livoç i Poshtëm, Komuna e Gjilanit, përkatësisht në Motel Kasabllanka, dhe me datë 25.07.2021 deri ora 06:00 në shtëpinë e të pandehurit në Gjilan, i pandehuri në vazhdimësi me anë të torturës apo trajtimit çnjerëzor ka detyruar personin – tani të dëmtuarën M. A., që të kryej akt seksual, në atë mënyrë që posa kishin hyrë në njërën nga dhomat e këtij moteli dhe në shtëpinë e tij, menjëherë kishte filluar ta godas disa herë me rrip të pantallonave nëpër pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore, e më pas e detyron që të kryej akt seksual, duke e kanosur në zbulimin e ndonjë fakti që do ta dëmtonte rëndë nderin e saj, ashtu që e detyron të dëmtuarën që të kryejnë akt seksual.

Tutje, në komunikatën e gjykatës thuhet se me këto veprime, i pandehuri dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunimi” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari e procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën
e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme për zhvillimin
normal të procedurës penale, duke marr parasysh edhe dënimin për këtë vepër që
parashihet nga prej 5 deri në 15 vite burgim.”



Të ndryshme
Më shumë
Mesazhi në shishe që ‘udhëtoi’ përtej Atlantikut për të bashkuar dy adoleshentë23 June 2021
Ronaldo dhe Juventus dhurojnë fanella të nënshkruara për mjekët që kanë shkuar nga Kuba në Torino për luftuar kundër pandemisë COVID-1920 July 2020
Masat e reja pas 1 korrikut, Afrim Muçiqi kërkon ndihmë nga Qeveria për t’u rimëkëmbur28 June 2021