Nga Bota
26 October 2026
Rënia e Vuçiqit, Deputeti i AfD-së thotë se e djathta duhet të riorganizohet: Humbëm edhe Serbinë

Deputeti gjerman i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Maximilian Krah, ka reaguar pas humbjes së Aleksandër Vuçiqit në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi. Në një postim në platformën X, ai ka shkruar se e djathta duhet të riorganizohet.

“Nuk është një ditë e mirë. Pas Hungarisë, kemi humbur edhe Serbinë”, ka shkruar Krah.

Sipas tij, qasja e deritanishme nuk mjafton për t’i bindur votuesit.

Postimin e ka shpërndarë edhe gazetari Michael Martens. Ai e ka cilësuar AfD-në si parti të ekstremit të djathtë dhe pro Putinit, duke veçuar reagimin e Krahut për Serbinë.



Të ndryshme
Më shumë
Besimi: Nga pikëpamja fiskale nuk ka bazë që taksa ekologjike të shihet si taksë krize 1 July 2021
Era Istrefi në një lidhje me Julian Perreta? Këto imazhe zbulojnë të vërtetën (FOTO)12 September 2020
Gjykata Themelore e Koçanit hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë për paraburgimin e inspektorëve të DAP-it24 November 2025