ShowBiz
27 October 2026
Si nisi gjithçka? Eronita tregon mesazhin e parë që i shkroi Bleros

Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka dhënë intervistën e saj të parë ekskluzive për Prive By LS.

Në rubrikën “25 Pyetje”, ajo ka folur hapur për jetën private, martesën, familjen dhe raportin e veçantë që ka ndërtuar me Tarën, vajzën e Bleros.

Gjatë intervistës, Eronita nuk ka hezituar t’u përgjigjet as pyetjeve rreth fillimit të historisë së saj të dashurisë me këngëtarin, duke ndarë detaje nga njohja e tyre.

E pyetur për mesazhin e parë që i kishte dërguar Bleros, ajo ka dhënë një përgjigje mjaft të drejtëpërdrejtë.

“Po, mesazhi i parë që ia kam dërguar Bleros ka qenë “Gabim?”, është përgjigjur Eronita.

Por, përveç historisë së dashurisë dhe jetës familjare, Eronita ka folur edhe për paragjykimet me të cilat është përballur që nga martesa me këngëtarin.

Ajo ka treguar se një prej paragjykimeve që e shoqëron është ideja se është martuar me Bleron vetëm për famë. Një perceptim të tillë, ajo e ka kundërshtuar, duke bërë të qartë se fama nuk ka qenë arsyeja e martesës së saj.

“Paragjykimi që jam martuar për famë, se veç për famë s’jam martuar”, është shprehur Eronita.

Përmes kësaj interviste, ajo ka dhënë një pasqyrë më të afërt të jetës së saj personale, duke folur për raportet familjare, martesën dhe mënyrën se si i përjeton komentet e paragjykimet që vijnë nga jashtë.

 



Të ndryshme
Më shumë
Shkëndija ndahet me portierin legjendar Kostadin Zahov10 January 2024
Mickoski paralajmëron pagë mesatare nga 1.000 euro11 October 2026
Vuçiç: “Do ta fitosh Çmimin Nobel nëse e njeh Kosovën”, flet për presionet ndërkombëtare25 March 2026