Nga Vendi
18 August 2020
Xhaferi: Kryetar ose Kryeministër në rotacion është çështje e Marrëveshjes politike

Kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se do të caktojë vazhdim të seancës konstitutive sapo të marrë vërtetim se partitë i kanë zgjidhur dy çështjet e mbetura – zgjedhjen e kryetarit të shtepise ligjvënëse dhe komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Lidhur me mundësinë për kryeministër në rotacion ose kryetar në rotacion të Kuvendit, Xhaferi tha se është pako e marrëveshjes politike mes partive të cilat bëjnë shumicë dhe në këtë drejtim, siç tha, nuk udhëhiqet nga çështjet personale statusore.

“Puna është logjike. Prandaj ndahet mandat për përbërjen e Qeverisë dhe program për punën e qeverisë e cila parashtrohet deri tek Kuvendi.

Nëse në ato 20 ditë negociata për përbërjen e qeverisë e kanë shumicën përkatëse parlamentare, në afat prej 15 ditëve nga pranimi i propozim përbërjes dhe programit të Qeverisë, Kuvendi duhet të mbajë seancë dhe të zgjedhë qeveri. Nëse marrëveshja politike është e tillë, kjo nuk është kontestuese”, theksoi Xhaferi ne televizionin Sitel.



Të ndryshme
Më shumë
Përmbytje masive në Bullgari, shkatërrohet fshati turistik – raportohet edhe për viktima 4 October 2025
BDI: Shteti po largohet nga vlerat evropiane, po bëhen punësime pa barazi dhe pa transparencë 5 July 2025
Trump: Irani të negociojë drejtpërdrejt me SHBA, lufta mund të përfundojë shpejt27 April 2026