ShowBiz
29 October 2026
Xheneta kundër Brikenës: ‘Kosova hala e tronditur, dikush na del me ‘jam pronë e të dashurit’

Një postim i Brikenës për Mateon ka nxitur një reagim të ashpër nga Xheneta Fetahu, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3.

Gjithçka nisi pasi Brikena publikoi një fotografi me një bluzë ku shkruhej “Jam pronë private e Mateo Borrit”, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin “Kur do ta kuptoni?”, duke etiketuar edhe partnerin e saj.

Por ky mesazh, që nga Brikena duket se ishte menduar si një deklaratë romantike, nuk është pritur aspak mirë nga Xheneta.

Pa ia përmendur emrin, por me një referencë të qartë ndaj postimit të saj, Xheneta ka reaguar në Instagram, duke e lidhur këtë mentalitet me rastin tragjik të Arlinda Zekajt, që ka tronditur Kosovën.

“Kosova hala e tronditun prej rastit të Arlindës, e dikush sot na del me ‘jam pronë e të dashurit’. WTF, moj motër?! Njeri s’osht pronë as e prindit t’vet, e le mo e dashurit!”, shkroi ajo.

Xheneta nuk u ndal me kaq, duke kritikuar ashpër romantizimin e idesë se një person mund t’i përkasë dikujt tjetër.

“Dashnia s’osht pronësi, e lidhja s’ta jep të drejtën me pretendu që dikush t’përket ty. Pikërisht këto mentalitete duhet me i thy, jo me i romantizu”, vazhdoi ajo.

Sipas saj, deklarata të tilla, edhe kur bëhen në kontekst romantik, mund të ushqejnë mendësi të rrezikshme për kontrollin brenda një marrëdhënieje.

“Se sot e thua për story, nesër dikush e merr si të drejtë me kontrollu jetën e tjetrit. Na duhet me kuptu që partner jemi, jo pronarë të njani-tjetrit”, përfundoi Xheneta.

Reagimi vjen në një moment veçanërisht të ndjeshëm, kur opinioni publik në Kosovë vazhdon të kërkojë përgjigje për rastin e Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën në Pejë pas një historie të gjatë denoncimesh për dhunë dhe kërcënime në familje. /Prive By LS

Xheneta kundër Brikenës: ‘Kosova hala e tronditur, dikush na del me ‘jam pronë e të dashurit’



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohet misteri i gruas që u gjet në ishull, por që nuk mban mend emrin e saj22 September 2021
Kejsi Borri zbulon për herë të parë partnerin, konfirmon lidhjen e dashurisë!16 October 2026
MSH Maqedoni: Nuk ka hospitalizimeve të reja për covid pacientë në Shkup 9 June 2021