ShowBiz
29 October 2026
Miri i reagon ashpër Rogertit, i përgjigjet me dy mesazhe thumbuese!

Pas bujës që shkaktoi maica e Brikenës me dedikimin për Mateo Borrin dhe ironisë së Rogert Sterkajt me foton e Mirit, të shoqëruar me mbishkrimin “I’m private property of Seline Bollati”, ka reaguar edhe vetë Miri.

Ai ka publikuar dy InstaStory radhazi në profilin e tij zyrtar, duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë dhe me batuta plot ironi.

Në Story-n e parë, Miri shfaqet me një pamje serioze, ndërsa mbi fotografi ka vendosur një shprehje ironike:

“S’ke ç’i bën, si është ajo shprehja: Rron shqiponja në majë të malit, rron dhe miza në b*thë të kalit!”

Ndërkaq, në Story-n e dytë, ai ka publikuar një tjetër selfie, të shoqëruar me një tjetër shprehje popullore:

“Gjithë jetën pilaf me miza do hash!”

Me këto dy postime, Miri ka vazhduar shkëmbimin e batutave që nisi pas ironisë së Rogertit, duke e mbajtur gjallë këtë situatë që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. /Prive By LS

Miri nuk ia lë mangët Rogertit, i përgjigjet me dy mesazhe thumbuese!Miri nuk ia lë mangët Rogertit, i përgjigjet me dy mesazhe thumbuese!

Miri nuk ia lë mangët Rogertit, i përgjigjet me dy mesazhe thumbuese!



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe në përvjetorin e tragjedisë në Koçan, nuk ka fjalë për dhimbjen e familjeve të viktimave16 March 2026
A ju shqetëson era e pakëndshme e këpucëve? Këto truke natyrale mund t'ju ndihmojnë28 September 2026
Kush është maqedono-shqiptari që po spekulohet si kryeministër? 6 August 2020