Nga Vendi
31 October 2026
Dimitrievski: Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën maqedonase

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Duke komentuar kërkesat dhe debatet e fundit lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, Dimitrievski tha se qëndrimi i partisë është i qartë dhe nuk do të ndryshojë.

“Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në gjuhën maqedonase. Mund të ketë kërkesa, presione dhe spekulime të ndryshme, por qëndrimi ynë është i qartë. Këto janë vijat tona të kuqe dhe nuk do të tërhiqemi prej tyre”, deklaroi Dimitrievski.

Ai shtoi se për parimet që përfaqëson partia e tij nuk pranon kompromise që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet.



Të ndryshme
Më shumë
Këtë javë pritet të vijë një kontingjent i vaksinave Pfizer21 June 2021
Vazhdon regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut 8 September 2021
Tornado e breshër sa topi i tenisit në Çeki, shkatërrohen disa fshatra, raportohet për viktima25 June 2021