ShowBiz
4 November 2026
Ky është emri i vërtetë i Nichit, historia e banorit të “BBVK 5”

Nichi është një nga banorët e “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili që në ditët e para ka tërhequr vëmendjen me energjinë, humorin dhe karakterin e tij.

Reperi po shfaqet mjaft aktiv brenda shtëpisë, duke u përfshirë në biseda, situata dhe dinamika të ndryshme me banorët e tjerë.

Por, a e dini cili është emri i tij i vërtetë?

Artisti quhet Bleon Krasniqi, ndërsa emri skenik “Nichi” është një shkurtim i frymëzuar nga mbiemri i tij.

I lindur më 8 nëntor 2002, Nichi ka nisur të merret me muzikë që në moshën 17-vjeçare, ndërsa në repertorin e tij përfshihen këngë si “Manekene” dhe “Kartela”.

Tashmë, përtej muzikës, ai po prezanton një anë tjetër të personalitetit të tij përmes eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova 5”.



Të ndryshme
Më shumë
Vdes në moshë të re influencerja e njohur17 September 2026
Chelsea mposht Cityn dhe Liverpooli është kampion pas tri dekadash26 June 2020
Alma Bektashi merr guximin të publikoj një fotografi sa nuk e kishte të bërë hundën operacion18 August 2021