ShowBiz
4 November 2026
Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Një diskutim mes Bejtës dhe Nichit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka marrë një kthesë emocionale, pasi reperi ka reaguar ndaj mënyrës se si iu drejtua banori tjetër.

Gjatë bisedës, Bejta iu referua Nichit me fjalën 'bir', një shprehje që nuk u prit mirë nga ky i fundit.

Nichi reagoi duke i treguar se babanë e kishte humbur para dy vitesh dhe se nuk dëshironte që kjo çështje të përdorej në diskutimet brenda shtëpisë.

“Një baba e kam pasur o Bejtë. Vetëm një. Është shkuar ai që dy vjet. Nuk kam ardhur këtu për t'u viktimizuar. T'i thuash bir dikujt është nënçmim”, u shpreh ai.

Reagimi i reperit solli në vëmendje një pjesë të dhimbshme të jetës së tij, ndërsa theksoi se nuk dëshiron të viktimizohet për humbjen që ka përjetuar, por as të pranojë shprehje që i konsideron nënçmuese.

Bejta gjithashtu i kërkoi falje me arsyetimin se nuk e dinte një gjë të tillë.

Tashmë kanë filluar të identifikohen konkurrentët, të njihën më mirë e të kenë edhe debate. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kanë filluar negociatat për rikonstruimin e qeverisë në Maqedoni17 November 2025
Bytyqi për Marrëveshjen e Ohrit: Një atdhe, një shoqëri për të gjithë13 August 2021
Mickoski: Studentët kanë të drejtë të japin provimin e jurisprudencës në shqip 8 February 2026