Nga Vendi
8 February 2026
Mickoski: Studentët kanë të drejtë të japin provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët e Fakultetit Juridik kanë dorëzuar një peticion drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendit dhe Qeverisë së RMV-së, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Kryetari i opozitës, Hristijan Mickoski, theksoi se ligji për gjuhët është i qartë dhe se çdo student që kërkon të japë provimin në shqip duhet t’i lejohet. Ndërkaq, nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se Ligji për Provimin e Jurisprudencës aktualisht parashikon dhënien e provimit vetëm në gjuhën maqedonase, duke nxitur kritika mes pozitës dhe opozitës shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
Kongresi i VLEN-it pritet të organizohet para zgjedhjeve lokale – Reagon Taravari30 April 2025
Nga 1 janari, shtrenjtohet rryma23 December 2025
Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ishte zgjidhja më e mirë për kohën, ishte një kompromis 10 August 2026