ShowBiz
5 November 2026
Përplasje mes Anjezës dhe Fuegos në orët e vona, Zoja ndërhyn për t'i ndarë dhe qetësuar gjakrat

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku protagonistë ishin reperi Fuego dhe gazetarja Anjeza Gubetini.

Dy banorët janë përfshirë në një përplasje verbale në dhomën e gjumit, ku Anjeza iu drejtua Fuegos me tone të larta, duke i thënë se e njeh mirë karrierën dhe të gjithë rrugëtimin e tij.

“Ta di karrierën, ta di krejt ecurinë, di gjithçka për ty”, dëgjohet t’i thotë ajo reperit, teksa i afrohej gjatë debatit.

Situata u tensionua edhe më shumë nga afrimi i Anjezës, çka bëri që banorja tjetër, Zojë Nushi, të ndërhynte për të parandaluar përshkallëzimin e përplasjes.

Ajo u përpoq ta qetësonte gazetaren dhe të mos e lejonte t’i afrohej më tej Fuegos, me qëllim që situata të mos agravonte.

Debati ka tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë, ndërsa mbetet të shihet nëse përplasja mes dy konkurrentëve do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. 



Të ndryshme
Më shumë
Digjet makina që po transportonte material zgjedhor nga KKZ-Gostivar16 July 2020
Rama: "Flamingot u bënë vegël e sorrave dhe korbave"18 June 2026
Taravari: Jemi afër të finalizojmë marrëveshjen me VMRO-DPMNE-në19 August 2021