Nga Rajoni
18 June 2026
Rama: "Flamingot u bënë vegël e sorrave dhe korbave"

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj protestave që prej 18 ditësh po zhvillohen në Tiranë, qytete të tjera të vendit dhe në Diasporë, ku kërkohet largimi i tij nga pushteti. Rama pranoi se ka "simpati të sinqertë" për protestuesit që dolën në rrugë për shkak të shqetësimeve mjedisore, por kritikoi ashpër drejtimin që po merr protesta. "Kjo formë estetike e demonstrimit, me siluetat e flamingove rozë, më gëzon me hijeshinë që përndryshe do t'i mungonte një proteste qytetare për natyrën të kthyer ngutshëm në një demonstrim politik të skamur në ide, të varfër në argumenta, të degraduar në fjalor," shkroi ai. Sipas tij, protestuesit e mirëqëllimshëm po bëhen vegël e forcave destruktive: "Flamingot nuk pranojnë të dëgjojnë faktet, të diskutojnë zgjidhjet dhe të bashkërendojnë forcat me institucionet dhe me burimet serioze të ekspertizës," duke shtuar se "kësisoj ata bëhen vegla e sorrave dhe korbave që i kanë rrethuar." Rama paralajmëroi se pasioni i pabindur nga arsyeja çon në fanatizëm, duke cituar shprehjen e vjetër: "Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira," dhe duke argumentuar se historia është plot me lëvizje të nisura me "sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë dhe shkatërrim." Ai shtoi se nuk arrin të kuptojë "pse flamingot nuk duan të ndahen nga sorrat që ushqehen me zhurmën, me shpifjen, me teoritë konspirative dhe korbat që me bullizmin dhe me refuzimin kategorik të çdo fakti, kërkojnë të marrin peng Shqipërinë."



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Jemi të gatshëm për gjithçka konstruktive në rrugën drejt BE-së, por jo për veprime destruktive11 July 2026
‘Kafshë! Shko vizitohu, këtu nuk është shtëpi për të çmendur’/ E ofendojnë keq Fifin25 October 2021
Haxhiu: Në fund të shtatorit do të vizitojmë në Hagë krerët e UÇK-së, është obligimi ynë institucional10 September 2021