ShowBiz
6 November 2026
Luiz Ejlli "shtang" Sara Hoxhën, i bën këtë dhuratë

Luiz Ejlli ka surprizuar Sara Hoxhën me një buqetë të madhe me lule rozë, ndërsa momenti është publikuar në rrjetet sociale dhe ka marrë vëmendjen e ndjekësve.

Në videon e shpërndarë, fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” shfaqet teksa i dorëzon Sarës buqetën, duke e shoqëruar dhuratën me disa fjalë dhe një mesazh të veçantë.

“Të kam sjellë edhe lule. Është lulja më e rrallë në Shqipëri, në Ballkan. E meriton një vajzë si ti. Kjo buqetë është një buqetë paqeje”, dëgjohet të thotë Luizi gjatë takimit.

Sara, nga ana tjetër, shihet duke marrë buqetën, ndërsa përmasat e saj të mëdha bien menjëherë në sy.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mënyra se si këngëtari e ka përshkruar dhuratën, duke e quajtur një “buqetë paqeje”.



Të ndryshme
Më shumë
Rrëfimi i afganes që sa ishte shtatzënë u torturua nga talebanët të cilët edhe ia nxorën sytë, urdhërin për këtë e kishte dhënë babai i saj19 August 2021
A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët25 October 2021
Mexhiti: Jam në garë me Ahmetin e Zajazit17 October 2025