Nga Bota
19 August 2021
Rrëfimi i afganes që sa ishte shtatzënë u torturua nga talebanët të cilët edhe ia nxorën sytë, urdhërin për këtë e kishte dhënë babai i saj

Katera Nur, 33-vjeçe, ka ndarë përvojën e saj traumatike që e ka përjetuar në vitin 2020 në Afganistan, kur përjetoi torturat e talebanëve.

Ajo punonte në polici, kurse për News18 ka shpjeguar rrëfimin rrëqethës për sulmin dhe dëmtimin e syve që i ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar, e tërë këtë e kishte urdhëruar babai i saj që nuk dëshironte që ajo të punonte dhe të kishte një karrierë të bujshme, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, bashkëshorti i saj ishte ai që e përkrahte fuqishëm, dhe ishte për që ajo të punonte dhe të ishte e emancipuar.

“Më kanë nxjerrë sytë në një sulm që e ka urdhëruar babai im, ish-luftëtar i talebanëve. Talebanët më kanë torturuar kur isha në muajin e dytë të shtatzënisë. Dhe akoma frikësohem për të ardhmen e grave, pasi që grupet militante do t’i shfrytëzojnë “si ushqim për qentë”, ka shpjeguar ajo.

Prej dhjetorit të vitit të kaluar, ajo jeton në Indi nga ku po vazhdon shërimin, por frikësohet për gratë tjerë që kanë mbetur në Afganistan, pasi që gjithçka do të ndryshojë për të keq me ardhjen e talebanëve në pushtet.

Ajo rikujtoi momentet e tmerrshme kur talebanët e sulmuan vitin e kaluar në provincën Gazni të Afganistanit. Po kthehej nga puna kur e rrethuan tre talebanë, që pasi e legjitimuan filluan të shtien mbi të.

“Më qëlluan tetë herë dhe me therën me thikë. Kur humba vetëdijen, mi nxorën sytë me thikë dhe më lanë të vdesë”, ka shtuar ajo.

“Kam qenë me fat që kam mbijetuar. Ata fillimisht i torturojnë njerëzit, më pas trupat e tyre i hedhin nëpër qytet, për të shërbyer si shembull për të gjithë ata që i kundërshtojnë”, ka thënë Katera që theksoi se trupat e grave shpesh ua hedhin qenve.

Sipas saj, njerëzit duhet të jetojnë në Afganistan edhe kur qeverisin talebanët, e pikërisht për këtë duhet imagjinuar nëpër çfarë tmerri kalojnë atje gratë, fëmijët dhe pakicat.

nga Taboola

Rekomanduar

Mund t'ju interesojnë

Paska qene e thjeshte, ja teknologjia qe mban fytyren pa asnje rrudheIuvenis

Mos u ndjej më në siklet para pushimeve, elemino celulitin në vetëm 10 ditë.mjekesia.com

These Celebs Changed Their Famous Career and They Love It!StunningTale.com

“Në sytë e talebanëve, gratë nuk janë qenie njerëzore, vetëm mish që duhet rrahur”, ka shtuar Katera që aktualisht jeton me djalin dhe burrin në Delhi. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Bella Hadid lë pak vend për imagjinatë në paraqitjen e saj në MTV VMA 202031 August 2020
Jo transparencë totale, asnjë sqarim për opinionin rreth ngjarjes tragjike në Tetovë 9 September 2021
Personeli mjekësor nga Kërçova në ndihmë të Klinikës Infektive në Shkup28 June 2020