ShowBiz
7 November 2026
"A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën", thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin 'prime' të BBVK 5

Përplasjet mes Doresës dhe Jonës kanë vazhduar edhe gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova 5, ku influencuesja ka adresuar një varg akuzash ndaj banores.

Gjatë debatit, Doresa e ka konfrontuar Jonën për disa deklarata të pretenduara që kjo e fundit kishte bërë në të kaluarën ndaj personazheve të njohura publike.

“A je ti ajo që ke thënë për Loredanën: ‘Po vishet si mashkull, kush e merr Loredanën?’. A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës?”, i është drejtuar Doresa.

Nga ana tjetër, Jona u shpreh e gatshme t'u kërkojë falje disa prej vajzave për deklaratat e saj, por jo Doresës.

Ajo vazhdoi të insistonte se edhe Doresa kishte qenë pjesë e bullizimeve dhe shpifjeve në grupin e njohur në Facebook, për të cilin është pretenduar se menaxhohej nga vetë Jona.

Debati mes tri vajzave u zhvillua me tone të larta, ndërsa përplasja u shoqërua me akuza të ndërsjella lidhur me sjelljen e tyre në të kaluarën dhe aktivitetin në rrjetet sociale. 



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ rrëzoi ankesën e VMRO-DPMNE-së për rivotim në Çellopek të Bërvenicës 5 November 2026
Specialja: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së16 September 2026
Izet Mexhiti: Bashkë, na priftë e mbara! 4 August 2020