Nga Vendi
7 November 2026
Qendra Analitike-Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” dhe IFES nisin trajnimin dyditor për Inteligjencën Artificiale

Qendra Analitike-Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, në bashkëpunim me IFES-in, ka nisur sot realizimin e një trajnimi dyditor kushtuar Inteligjencës Artificiale, me fokus në njohjen e mundësive që ofron kjo teknologji dhe zbatimin e saj në proceset organizative, politike dhe institucionale.

Trajnimi synon avancimin e kapaciteteve digjitale, zhvillimin e njohurive praktike dhe aftësimin e pjesëmarrësve për të shfrytëzuar teknologjitë e reja në punën e tyre të përditshme.

Në hapje të trajnimit, drejtoresha e Qendrës Analitike-Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Fatjona Geci, shprehu mirënjohjen për IFES-in dhe drejtoreshën e tij, znj. Joana Cosma, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti. Ajo falënderoi gjithashtu koordinatorin e projekteve, z. Dejan Dimitrievski, si dhe ekspertin e trajnimit, z. Mathias Lipp-Rosenthal.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Geci theksoi se Inteligjenca Artificiale tashmë është pjesë e realitetit të përditshëm dhe po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si komunikojmë, organizohemi, analizojmë informacionet dhe marrim vendime.

Gjatë fjalës së saj, ajo nënvizoi se edhe strukturat politike duhet të jenë të përgatitura për t’i kuptuar dhe shfrytëzuar mundësitë që ofron kjo teknologji, duke mos mbetur vetëm vëzhguese të ndryshimeve digjitale.

Në trajnim po marrin pjesë përfaqësues nga degët e Bashkimit Demokratik për Integrim, përfshirë edhe përfaqësues të sektorëve të IT-së. Sipas Gecit, ky aktivitet përbën një hap konkret drejt ndërtimit të kapaciteteve digjitale dhe modernizimit të strukturave organizative.

Trajnimi dyditor do të krijojë hapësirë për shkëmbim njohurish, diskutim dhe përvetësim të aftësive praktike, me synimin që njohuritë dhe mjetet e reja teknologjike të shndërrohen në zgjidhje konkrete në punën e përditshme.



Të ndryshme
Më shumë
Xhamia në Londër përballet me hetim pas predikimeve që justifikojnë dhunën ndaj grave dhe ekzekutimet 1 October 2026
Filipçe: OBRM-PDUKM ta kthejë Maqedoninë në kohën e frikës, shantazheve dhe presioneve30 October 2025
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni 5 July 2021