ShowBiz
9 November 2026
Hati u jep fund aludimeve për pjesmarrje në BBVA

Influencerja shqiptare Hati ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram, ku u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

Njëra prej pyetjeve që mori vëmendje ishte nëse ajo do të bëhej pjesë e edicionit të ri të “Big Brother VIP Albania”.

Kjo nuk është hera e parë që ndjekësit shprehin dëshirën për ta parë Hatin brenda shtëpisë së BBVA, duke e konsideruar atë si një nga emrat që do të donin ta shihnin në këtë format.

Megjithatë, këtë herë Hati ka vendosur t’u japë fund aludimeve, duke bërë të qartë se formati nuk i përshtatet.

“S’më përshtatet si format, ama do e kisha fitu po të isha në kushte të tjera”, është përgjigjur ajo me humor.

Me këtë deklaratë, Hati ka lënë të kuptohet se pjesëmarrja në BBVA nuk është në planet e saj, ndonëse nuk i ka munguar vetëbesimi për një fitore të mundshme.

Influencerja shqiptare u jep fund aludimeve për pjesmarrje në BBVA



Të ndryshme
Më shumë
Sërish thirrje ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ në Shkup13 September 2020
Një burrë mbështjell shalqirin në bark dhe dy pjepër në gjoks për të përjetuar shtatzëninë25 August 2021
Rutte në Shkup, përballet me protestë në Parlament nga “E Majta” 3 March 2026