ShowBiz
11 November 2026
Drake befason sërish shqiptarët, shfaqet me shqiponjën dykrenare në videoklipin e ri

Këngëtari i njohur kanadez, Drake, ka befasuar sërish me një paraqitje ku vë në pah simbolin kombëtar shqiptar.

Në këngën e tij më të re, “Ya Hit”, në një bashkëpunim me reperët e njohur Future dhe Travis Scott, Drake është shfaqur me një qafore të artë me shqiponjën dykrenare.

Qaforja ishte mjaft e madhe dhe binte dukshëm në sy në videoklipin e publikuar së fundmi.

Kjo nuk është hera e parë që Drake shfaqet me simbolin shqiptar. Edhe në një projekt të mëparshëm, ai ishte paraqitur i veshur me një xhaketë të kuqe, në pjesën e pasme të së cilës ishte e vendosur shqiponja dykrenare.

Nuk dihet ende arsyeja pse këngëtari zgjedh të shfaqet me simbole shqiptare, megjithatë, paraqitjet e tij të tilla janë pritur me entuziazëm dhe janë vlerësuar nga fansat shqiptarë.

Drake është një nga emrat më të njohur të muzikës botërore, me një karrierë të suksesshme dhe hite të shumta që prej vitesh dëgjohen në mbarë botën.



Të ndryshme
Më shumë
Zemaj: Shqetësuese pamjet e prindërve dhe arsimtarëve pa maska para shkollave, kjo nuk do të tolerohet15 September 2020
Në sheshin “Skënderbeu” do të vendoset ekran i madh për transmetimin e seancës në Hagë10 September 2026
Mbi 8 mijë qytetarë të Shqipërisë udhëtuan drejt Kosovës për Marshin e Lirisë12 September 2026