Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë së fundmi një fotografi nga ashensori, ku vëmendjen e ka marrë unaza që mban në gisht.
Publikimi ka shtuar dyshimet se ai ka kurorëzuar lidhjen e tij me fejesë.
Sipas raportimeve, partnerja e tij është disa vite më e madhe se Lumbardhi dhe përshkruhet si një grua mjaft e pasur, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim të drejtpërdrejtë nga vetë Lumbardhi për fejesën. Fotografia me unazë ka bërë që lajmi të marrë vëmendje në mediat rozë.
