ShowBiz
12 November 2026
Përqafime e ledhatime mes Rronit dhe Norës në Big Brother VIP Kosova 5

Duket se në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” kanë filluar të shfaqen shkëndijat e para të afrimitetit mes dy banorëve.

Bëhet fjalë për trajnerin e fitnesit, Rron Isufit, dhe këngëtaren Nora Tushi, të cilët kohëve të fundit janë parë gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin.

Ishte fillimisht Rroni ai që mori iniciativën për t'iu afruar këngëtares, duke e përqafuar para se të shkonte për të fjetur. Por afrimiteti mes tyre nuk u ndal me kaq, pasi ai u shfaq edhe duke flirtuar me Norën.

Momente të tjera të afërsisë mes dyshes u vunë re edhe gjatë realizimit të provës javore. Në një moment, Nora shihej duke ia mbajtur duart në faqe Rronit, përpara se ky i fundit ta tërhiqte në një përqafim.

Këto momente kanë nxitur kureshtje nëse mes dy banorëve mund të jetë duke lindur diçka më shumë sesa një miqësi.

Mbetet të shihet nëse afrimiteti mes Rronit dhe Norës do të vazhdojë të marrë tjetër drejtim gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zaev i ofe ndoi shqiptarët, reagon Sali Berisha: O argat i Beogradit (VIDEO)11 July 2020
Dënohet ish-avokati i shtetit në Shkup për ryshfet, hetimet çojnë edhe te një gjyqtar17 April 2026
Bini Diez i kundërpërgjigjet Nichit, pretendon se investoi 60 mijë euro në karrierën e tij dhe paralajmëron padi për shpifje 9 November 2026