Nga Vendi
16 November 2026
Fatbardh Dauti në Bruksel, përfaqëson perspektivën shqiptare në debatin për zgjerimin e BE-së

FATBARDH DAUTI NË BRUKSEL: KONTRIBUT NË DISKUTIMET PËR TË ARDHMEN EVROPIANE TË RAJONIT


Profesori Fatbardh Dauti, drejtor i organizatës Smart Community dhe sekretar organizativ i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë, është pjesë e zhvillimeve që lidhen me EU Enlargement Forum 2026, i cili po mbahet në Bruksel.


Me angazhimin e tij në çështjet evropiane, zhvillimet demokratike dhe bashkëpunimin rajonal, Dauti synon të kontribuojë në promovimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe në forcimin e dialogut për të ardhmen e rajonit.


Forumi i këtij viti, me temën „Wider Europe – Stronger Europe“, organizohet nga Komisioni Evropian më 15 dhe 16 nëntor dhe mbledh përfaqësues të institucioneve evropiane, liderë politikë, përfaqësues të shoqërisë civile, akademisë dhe sektorit të biznesit. Në fokus janë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, reformat demokratike, zhvillimi ekonomik dhe perspektiva e vendeve kandidate.


Pjesëmarrja në këtë forum përbën një mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe ideve, si dhe për përcjelljen e perspektivave nga Maqedonia e Veriut në diskutimet mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.



Të ndryshme
Më shumë
Monomeri i klorur vinilit nga Ohis, gati për transport14 September 2020
Ademi kundërshton Saliun, identiteti kombëtar nuk negociohet nga marrëdhëniet ndërshtetërore28 February 2026
David Beckham shpallet “Sir” nga Mbreti Charles III 5 November 2025