Kuriozitete
26 August 2020
Pijet qe ju japin energji gjatë ditës

1- Çajra
Çaj jeshil, i bardhë apo i zi, të gjitha përmbajnë kafeinë, por sasia është më e moderuar dhe për më tepër, energjia do t’ju zgjasë me shumë.

 

 

2- Smoothie Jeshile
Merrni gjithë vlerat ushqimore dhe vitaminat që ju duhen, që në mëngjes. Përzieni fruta, akull dhe spinaq për të bërë një pije të shëndetshme mëngjesi.

 

 

3- Smoothie me fara Chia
Farat Chia janë të mbushura me lëndë ushqyese, veçanërisht proteina dhe së fundmi, janë një zgjedhje e njohur e dietologëve dhe atletëve. Me qindra receta në internet, ju mund të përgatisni pije të ndryshme me to.

 

 

4- Kombucha
Kombucha vjen nga çaji i zi i fermentuar. Është i mbushur me mikroorganizma, aftësia e të cilave rigjeneron hekurin që vjen nga çaji. Shumë e thjeshtë për t’u bërë në shtëpi dhe shumë e mirë për t’ju mbushur me energji.

 

5- Lëng panxhari
Lëngu i panxharit është zbuluar se zgjat më shumë qëndrueshmërinë atletike, sipas një studimi të Universitetit të Exeter, në Mbretërinë e Bashkuar. Shtrydheni atë dhe kombinojeni me fruta të tjera, si kivi, mollë etj dhe do të keni një pije të shijshme që do t’ju japë energji për të përballuar gjithë ditën.

 

 

6- Uji
Me siguri e keni dëgjuar një milion herë, por uji është thelbësor për ruajtjen e energjisë gjatë ditës. Jo vetëm që duhet ta konsumoni në mëngjes, por edhe në vazhdim deri në mbrëmje. Shumë njerëz shpesh shkojnë drejt pijeve energjike, të ngarkuara me kafeinë dhe sheqer, kur gjithçka që u nevojitet është një hidratim i mirë.

 

Shënim: Konsultohuni me mjekun tuaj, përpara se të nisni një regjim që konsiston në përdorimin e shumtë të ndonjërës prej pijeve të mësipërme.



Të ndryshme
Më shumë
Vera Ora kthehet pas në kohë, ndanë një imazhe bashkë me Ritën kur ishte fëmijë 3 August 2021
Rexhep Selimi kërkon heqjen e regjimit të vizitave në Hagë28 March 2026
Pesë viktima dhe 87 raste të reja me Covid-19, shërohen 51 pacientë16 August 2020