ShowBiz
24 November 2026
Kledja ia shpreh ndjenjat, por Bejta është i prerë: Kam të dashur jashtë, e respektoj shumë

Në Big Brother VIP Kosova 5 është publikuar një klip me momentet e Kledja Muçajt dhe Bejtës, duke vënë në fokus raportin dhe afrimitetin mes tyre.

Pas transmetimit të klipit, dy banorët kanë folur hapur për raportin që kanë krijuar brenda shtëpisë dhe për ndjesitë që mund të kenë ndaj njëri-tjetrit.

Kledja ka pranuar se ndien diçka për Bejtën, por ka sqaruar se këto ndjenja nuk mund të cilësohen si pëlqim i mirëfilltë.

- YouTube www.youtube.com

Nga ana tjetër, Bejta ka bërë të ditur se jashtë shtëpisë ka një të dashur, për të cilën tha se ka shumë respekt.

Ai theksoi se Kledja i pëlqen si person, veçanërisht për qetësinë e saj, por nuk e sheh raportin mes tyre si diçka që mund të shkojë përtej shoqërisë.

- YouTube www.youtube.com

Në një moment, me kërkesë të opinionistes Rudina Dembacaj, dy banorët shkëmbyen edhe një përqafim, duke e mbyllur kështu këtë bisedë për raportin e tyre.

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të shkojë kjo marrëdhënie mes tyre. /Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Pasi u vendosën gjyqtarët për apelin e ish-krerëve të UÇK-së, si vijojnë afatet e procedurës?!29 September 2026
VLEN: Bashkëpunimi ekonomik me Turqinë hap perspektiva të reja për investime dhe zhvillim13 June 2026
Çmimi i një pakoje të cigareve në Gjermani mund të arrijë në afro 12 euro deri në vitin 203016 October 2026