ShowBiz
24 November 2026
Një vit mall e dhimbje për Shpat Kasapin, Selvija prek zemrat me fjalët kushtuar bashkëshortit

Një vit pas ndarjes tragjike nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, bashkëshortja e tij, Selvija, ka ndarë një dedikim tejet emocionues në rrjetet sociale.

Përmes fjalëve plot mall e dhimbje, ajo kujton mungesën e bashkëshortit dhe dhimbjen që ai nuk mund të jetë pranë djalit të tyre, Roelit, për të parë rritjen dhe hapat e tij të parë në jetë, shkruan Indeksonline.

Selvija shprehet se do të jetë gjithmonë ajo që do t’i tregojë të birit për babanë e tij, muzikën, buzëqeshjen dhe dashurinë që kishte për të.

Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se më 29 nëntor do të mblidhen për të kujtuar jetën dhe veprën e Shpatit, por mbi të gjitha njeriun që la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e familjarëve dhe të gjithë atyre që e deshën.

Një dedikim që dëshmon se dashuria nuk shuhet asnjëherë, edhe kur njeriu nuk është më fizikisht pranë nesh.



Të ndryshme
Më shumë
“Ti je zhgl, kategori e ulët”, tensionet mes Nichit dhe Fuegos nuk kanë të ndalur – përplasen sërish duke ofenduar njëri-tjetrin18 November 2026
Rrëfime tronditëse nga fronti në Ukrainë, ish ushtarët rusë flasin për ekzekutime dhe tortura24 February 2026
Falsifikimi i certifikatës së vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën 8 October 2026